×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora kritikohet ashpër nga PETA: Në spot ekspozoi një kafshë me vesh të këputur

    Reporteri
    20 Mars 2021 | 8:09

    Gjymtimi i kafshëve sidomos i veshëve është i papranueshëm. Kështu e ka kritikuar PETA Ritën pasi që një qenë me vesh të këputur është shfaqur në spotin e saj të ri.


    Këngëtarja 30 vjecare është kritikuar se ka ekspozuar një qenë me vesh të këputur në spotin e saj të ri muzikore “Big” që është bërë në bashkëpunim me David Guetta, Imanbek dhe Gunna.

    Në këtë minifilm, i xhiruar në Bullgari, këngëtarja shëtit me qenin në rrugë para se të shihet një pit bull me maskë që i prin asaj.

    Drejtoresha e kësaj shoqate për mbrojtjen e kafshëve, Elisa Allen i ka bërë thirrje të famshmëve që mos të përdorin praktika të tilla “mizore”.

    Procedura, e njohur edhe në Kosovë si shkurtim i veshëve, është kundër ligjit për kafshë në Britani por edhe shkel aktin për mirëqenie të kafshëve pos nëse bëhet për qëllime mjekësore.

    Po ashtu, nuk është ilegale që të adaptohen këta qenë nga vendet e tjera.

    Rita, nuk është hera e parë që po bëhet skandal nëpër mediat britanike. Më parë ajo kishte thyer rregullat për vetizolim në koronavirus pasi që kishte mbajtur një mbrëmje ditëlindje në Notting Hill të Londrës, në restorantin Casa Cruz.

    Disa muaj pas kësaj drame, Rita udhëtoi për në Australi e ku për momentin është në Sydney duke qenë anëtare e jurisë së The Voice Australia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!