×
  • Show Time
  • Show Time

    “Rri urtë…”, debate me tona të ashpëra mes dy balerinëve në Big Brother VIP

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 21:38

    Një debat i ashpër ka ndodhur mes Ilirit dhe Eltionit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

    Madje, menjëherë pas spektaklit të së martës mbrëma, Iliri dhe Eltioni kanë ofenduar rëndë njëri tjetrin, e gjithë kjo, pasi Eltioni i ka kujtuar Ilirit një histori që ai nuk e kishte ndihmuar vite më parë në Romë gjatë një audicioni për baletin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Derisa ofendimet në drejtim të njëri-tjetrit nuk pushojnë, në një moment Eltioni i drejtohet Ilirit duke i thënë të rri urtë, derisa banorët tjerë tentojë ta ndërprejnë debatin mes tyre.

    Ndryshe, këtë debat e kanë gjykuar edhe opinionistët e Big Brother, derisa Arbër Hajdari i ka dhënë të drejt Ilirit, duke i kujtuar Eltionit faktin se ai duhej ta mbyllte këtë gjë shumë vite më parë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!