×
  • Show Time
  • Show Time

    Sa fiton Madonna për dy këngë në “Eurovision”?

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 10:02

    Performanca e Madonnës në “Eurovision” në Izrael do të kushtojë 1 milion dollarë.


    Superylli i muzikës pop, Madonna do të shënojë performancën më të shtrenjtë të të gjitha kohërave për të kënduar dy këngë në “Eurovision” gjatë muajit të ardhshëm në Izrael, e që kushton plot 1 milion dollarë, shkruan Mirror.

    Ylli i muzikës pop, 60- vjeçe, ka rënë dakord të udhëtojë në Tel Aviv për të kënuduar si e ftuar në skenën e “Eurovisionit”.

    arrëveshja e saj u konfirmua nga EBU, organizata prapa Eurovizionit, dhe raportohet se ardhja e Madonnës në “Eurovision” do të kushtojë shumë.

    Ajo thuhet se në Izrael do të udhëtojë me 160 vetë dhe thuhet se e gjithë kjo kushton 1 milion dollarë, shumë e cila do të mbulohet nga miliarderi Sylvan Adams.

    Madonna thuhet se do të performojë dy këngë, një nga hitet e saj dhe një tjetër të re.

    Nata finale e “Eurovisionit” do të mbahet në Tel Aviv, të shtunën më 18 maj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!