×
  • Show Time
  • Show Time

    Sara bën deklaratën e papritur për Geljanin

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 11:33

    Sara shfaq ‘xhelozi’ të papritur për Geljanin.


    Sara dhe Geljani kanë pasur një takim së bashku, por që nuk kishte rezultuar edhe aq mirë, madje Sara kishte braktisur në takim Geljanin.

    Por pas disa javësh, ata lanë të kuptohej se kishin ndrequr raportet mes tyre.

    Së fundi, Geljani doli në takim me Sindin, një takim mjaftë i bukur por i prerë nga Sara pasi kërkoi një takim katër minutësh.

    Sara së pari befasoi me xhelozin e saj për Geljanin dhe së dyti me deklaratën që bëri se aty është vetëm për Geljanin dhe se nuk dëshiron të humbë kohë më.

    Përveq Geljanit edhe konkurrentët u quditën me sjelljen dhe deklaratën e Sarës, madje shumica e tyre e konsideronin si lojë dhe paralajmëronin Geljanin se po bie pre e mashtrimit të saj.

    Kujtojmë që Sara kishte pëlqim për Shkëlqimin dhe Atdheun, ku me këtë të fundit kishte shkëmbyer edhe puthje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!