×
  • Show Time
  • Show Time

    Selena Gomez i qeth flokët zero? – Fotoja që po bënë xhiron e botës

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 21:10

    Personazhet e famshëm të ekranit nuk kanë limit kur bëhet fjalë për të ndryshuar look-un e tyre.


    Dua Lipa vetëm pak ditë më parë i bëri flokët rozë, ndërsa Hilary Duff nuk e pati aspak problem dhe i bëri blu.

    Por ajo që ka habitur të gjithë është Selena Gomez. Në një foto të postuar në rrjetet sociale, këngëtarja e famshme shfaqet me flokët e qethur zero.

    Madje ky imazh i Selenës po bën namin në rrjetet sociale. Fansat mendojnë se këngëtarja e ka rruar kokën gjatë izolimit.

    Fotoja është shpërndarë nga 6,000 vetë dhe ka pasur rreth 50,000 pëlqime. Ka shumë njerëz që nuk e besojnë se ajo ka bërë një gjest të tillë dhe pyesin nëse ajo është e vërtetë, por jo!

    Dhe përgjigja është se fotoja e Selena Gomez me kokën e qethur zero është një fotomontazh. Menjëherë pasi u bë virale, e njëjta faqe i informoi të gjithë se fotot ishin false.

    Imazhi i bërë me photoshop, u bazua në paraqitjen e Gomez në Festivalin e Filmit në Kanë majin e kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!