×
  • Show Time
  • Show Time

    Si rrallëherë, Elvana Gjata rikthehet në një studio televizive

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 23:34

    Elvana Gjatën e shohim rrallë nëpër studio televizive të japë intervista, por kur e bën, sigurohet që njerëzit ta mbajnë mend gjatë. Pas thuajse 3 vitesh, që nga intervista e saj e fundit në “Xing me Ermalin”, këngëtarja rikthehet nesër në mbrëmje në Soiree.


    E ftuar nga Jonida Shehu në Abc News, Elvana do të flasë gjatë për albumin e saj të fundit dhe jo vetëm. Burime për Anabel.al bëjnë me dije se këngëtarja do të performojë live të 7-ta këngët e “Çelu” dhe sigurisht s’do të mungojnë as supriza që lidhen me jetën e saj përtej artit.

    Rikthimin e saj në një studio televizive pas kaq kohësh e ka njoftuar edhe vetë përmes një postimi në Instagram.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

    “Çelu të shtunën në Soiree. Perfomancë speciale.”- shkruan ajo.

    Në këtë edicion dedikuar asaj, Elvana do të rrëfejë gjithçka për lindjen, prapaskenat dhe realizimin e albumit të ri dhe jo vetëm, por për detajet e tjera do të na duhet të presim ende disa orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!