Roza Radi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në instagram.
Këngëtarja nga Shqipëria e cila pëlqehet për muzikën që prodhon jo vetëm si këngëtare, por edhe si tekstshkruese ka hapur një pyetësor duke iu dhënë mundësinë ndjekësve ti bëjnë pyetje të shumta.
Pyetjet që iu adresuan ishin të natyrave të ndryshme, madje edhe rreth ndërhyrjeve estetike ndaj të cilave Rozi reagoi pak më ashpër.
“Ke bërë hundën” ishte njëra nga pyetjet. Ndërkohë as Rozana nuk përtoi të përgjigjet.
“Nuk i pergjigjem me njerezve qe pertojne te ‘levizin gishtat’ ne google. S’kam bere asgje ne fytyre.
Jam keshtu sic me shikoni ne kete foto adoleshente. Mjaft me keto pyejtet e ‘modes’ se instagramit. Do te jepja nje pergj qe do te vlente nese pyetja do te ishte inteligjente”, shkroi Rozi me ashpërsi.
Kujtojmë se Rozana pas 10 vitesh pauz ka sjellë projektin e saj më të ri në bashkëpunim me Stine t titulluar “Serenata”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.