×
  • Show Time
  • Show Time

    Skandal, dhunë fizike ndaj një vajze në “It’s my home”, kërkohet ndërhyrja e policisë

    Reporteri
    14 Shtator 2022 | 16:45

    Në një reality show i quajtur “It’s my home”, që ka nisur tash e disa ditë në televizionin “First Channel”, po promovohet dhuna. Një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor pas një debati me tone të larta.

    Viktima e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”, largohet duke qarë nga pjesa ku po debatonte dhe askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar. Përkundrazi një grua aty e përkrahë dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”, si dhe i drejtohet me termit “budallicë”.

    E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë “S’jam ardhë unë me m’rreh këtu”.

    Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që një pjesë e madhe e komentuesve të kërkojnë ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

    “It’s my home” ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap ndaj këtij akti të dhunës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!