×
  • Show Time
  • Show Time

    Tayna anulon koncertin e saj në Norvegji: “Qëndroni të shëndetshëm”

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 19:18

    Virusi vdekjeprurës koronavirus ka shkaktuar bllokadë në të gjithë botën duke u ndërmarr masa të rrepta për parandalimin e epidemisë në shumë vende të botës.


    Në shumë shtetet të Europës dhe botës janë duke u anuluar tubimet, koncertet dhe ambientet e populluara, kështu ka ndodhur edhe me koncertin e reperes Tayna në Norvegji.

    Ditë më parë artistja e njohur kishte njoftuar se do të performoj para bashkatdhetarëve shqiptarë atje bashkë me Shkurte Gashin dhe Robert Berisha.

    Por përmes një postimi në Instagram, Tayna ka njoftuar se ky koncert tashmë është anuluar për shkak të koronavirusit.

    Anulohet eventi për nesër, shihemi herën tjetër, më vjen keq dhe qëndroni të shëndetshëm”, ka shkruar Tayna.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!