×
  • Show Time
  • Show Time

    Tayna pranon dhuratë të veçantë nga basketbollisti i njohur: E publikon në Instagram

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 23:23

    Reperja e njohur shqiptare, Tayna, e ka pranuar së fundmi një dhuratë të veçantë nga ylli botëror.


    Derisa ishte në SHBA, Tayna ka marrë një dhuratë shumë të veçantë dhe nuk ka hezituar ta publikojë në Instagram.

    Lojtari më i mirë i këtij sezoni dhe atij të vitit të shkuar në NBA, Giannis Antetokounmpo i ka dhuruar Taynës një uniformë të personalizuar me firmën e tij.

    Shumë fansa të basketbollistit që ka mbi 8 milionë ndjekës do e donin një dhuratë të tillë, por Tayna ka fatin ta ketë në koleksionin e saj.

    Kujtojmë se edhe Tayna ndiqet nga një numër jo i vogël i njerëzve në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!