Të pandarë, Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio kapen bashkë në të njëjtin hotel

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid e kanë zhvendosur romancën e tyre në Paris këto ditë.

Supermodelja ndodhet në kryeqytetin francez për shkak të Javës së Modës në Paris, e mesa duket aktori nuk ka dashur ta lërë vetëm.

Disa foto ekskluzive janë publikuar së fundmi nga TMZ ku duket Gigi teksa mbërrin në hotelin ku është vendosur, në Royal Monceau dhe Leo i cili largohet nga i njëjti hotel në orën 1 të mëngjesit.

Pas largimit nga ndërtesa ku po qëndron modelja, DiCaprio thuhet se është argëtuar në disa klube nate në Paris para se të kthehej në dhomën e tij në hotelin Costes në Paris.

Mesa duket gjërat po nxehen midis Gigit dhe Leos përderisa kanë vendosur të shoqërohen edhe në kryqytetin francez në një kohë kur është i tejmbushur me njerëz.

Në fillim të muajit shtator u përfol se Leo i kishte hedhur “sytë tek Gigi” që pas ndarjes nga Camila Morrone në fillim të verës.

Interesimi i DiCaprio-s për Hadid erdhi vetëm disa javë pasi u konfirmua ndarja mes mes aktorit dhe modeles Camila Morrone pas katër vitesh lidhje.

Hadid, nga ana tjetër, më parë pati një marrëdhënie afatgjatë me Zayn Malik . Dyshja u takuan dhe u ndanë pas disa vitesh lidhje në tetor 2021. Dyshja gjithashtu kanë dhe një vajzë 2-vjeçare të quajtur Khai.