Elita Rudi ka disa ditë që ka udhëtuar drejt Turqisë.
E një vizitë në restaurantin e kuzhinierit të famshëm “Nusret” nuk ka munguar as nga Elita Rudi, shkruan Reporteri.net.
Madje ajo ka publikuar edhe pamje nga atje, derisa ka treguar se ka provuar edhe ‘hamburger’ aty.
Bashkëshortja e Gjikos ka zbuluar edhe çmimin e tij e që ka kushtuar plot 65 euro, e që më pas ka thënë se nuk ka qenë asgjë, thjesht një hamburger i mbështjellur me foli ngjyrë ari.
“Është thjesht një hamburger i mbështjellur me foli ngjyrë ari, e që më të mirë janë ata të Prishtinës që kushtojnë vetëm një euro”, tha Elita Rudi.
Gjithashtu Rudi ka publikuar edhe faturën, e që në total i ka kushtuar 293 euro./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.