“Ti fitove”, me foto duke u puthur, Andi dhe Jasmina i japin fund mosmarrëveshjeve

Jasmina dhe Andi kanë qenë prej javësh të tëra një ndër çiftet më të komentuar të këtij edicioni të dytë të “Për’puthen”.


Ata rrëmbyen vëmendjen e publikun që me takimin e tyre të parë, ku shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin. Më tej, Jasmina befasoi me vendimin e papritur në “Për’puthen Prime”, teksa u çua dhe i dhuroi Andit një puthje në buzë në mes të studios.

Jasmina u pa shumë e emocionuar pas puthjes me Andin dhe gjithashtu i konfirmoi Arjanit se kishte përjetuar aq shumë emocione, sa kishte nisur të dridhej prej tyre.

Ajo e ka pranuar që prej fillimit tërheqjen për Andin dhe duket se ky pëlqim po i kthehet në ndjenjë më të fortë.

Për t’i vërtetuar Jasminës se është serioz në njohjen me të, Andi deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në emision, ndërsa të njëjtën gjë bëri disa ditë më parë edhe Jasmina.

Mirëpo, kur u duk se gjithçka po shkonte perfekt mes tyre, mes Andit dhe Jasminës nisën debatet e shumta, kryesisht për shkak të xhelozisë së Jasminës. Situata u duk tepër e tensionuar mes çiftit, madje Andi tërhoqi sërish deklaratën e tij për Jasminën, duke u shprehur se nuk sheh asnjë përputhje mes tyre.

Pas “ndarjes”, ata hoqën fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Madje, Jasmina e ka hequr edhe llogarinë e emisionit “Për’puthen” nga bio e saj, veprim që e kanë bërë vetëm konkurrentët e larguar.

Mesa duket marrëdhëniet mes dyshes janë rregulluar dhe Jasmina ka publikuar së fundmi foto të realizuara kohë më parë me Andin ku ata shihen mjaft të lumtur me të cilat ka konfirmuar lajmin e mirë për të gjithë fansat e dyshes.

“Nuk ka urrejtje, mos më keqkupto. Mosmarrëveshje po”, ka shkruar Jasmina krahas fotos.

Madje ajo ndau edhe një foto ku çifti po shkëmbenin puthje bashkë, por është penduar dhe e ka fshirë.

Nga ana tjetër, Andi ka ndarë foton ku Jasmina i ka bërë tag, krahas së cilës ka shkruar: “Në rregull. Ti fitove!”, shkruan iconstyle.