×
  • Show Time
  • Show Time

    Tuba dhe Kivanc bashkohen në një tjetër projekt

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 23:30

    Aktorët e famshëm janë bashkuar sërish.


    Tuba Buyukustun dhe Kivanç Tatlitug janë shumë të njohur në Kosovë e Shqipëri me rolet në seriale shumë të suksesshëm.

    Por seriali “Xhesuri dhe e bukura” ishte ai që i bëri bashkë dyshen, transmeton lapsi.

    Ky serial, prodhim i katër viteve më parë, u transmetua edhe në TV Klan dhe u ndoq shumë nga publiku.

    Së fundmi dy aktorët janë bërë sërish bashkë, por jo për një projekt televiziv, serial apo film.

    Tuba dhe Kivanç do të mbështesin fushatën e UNICEF për 3000 fëmijë që nuk mund të studiojnë për shkak të pandemisë së Covid-19.

    Fushata do u sigurojë këtyre fëmijëve kushtet për të mësuar në shtëpi. Kujtojmë që Tuba dhe Kivanç janë ambasadorë të UNICEF.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!