×
  • Show Time
  • Show Time

    “Turp” – media zvicerane shpërndanë fotografinë e Einxhel edhe Dagz, për çka bëhet fjalë?

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 15:32

    Çifti brenda “Big Brother” kanë marrë vëmendjen edhe të mediave të huaja.

    Media e njohur zvicerane “20 minuten”, ka pyetur ndjekësit e saj se çfarë ata konsiderojnë “turp” por që vazhdojnë ta shijojnë atë (p.sh. një këngë apo emision që ju e shijoni, por do të ndiheshit të turpëruar nëse dikush tjetër e kupton se ju po dëgjoni/shikoni atë këngë apo emision), shkruan lajmi.net.

    Ndërkohë, një ndjekës ka përmendur çiftin Einxhel dhe Dagz brenda “Big Brother VIP” dhe kështu faqja e ka ndarë foton e çiftit në faqen e tyre zyrtare në Instagram në mesin e disa filmave dhe ngjarjeve si “Guilty Pleasure” që ka të bëjë me veprimet e njerëzve që janë të turpshme, por megjithatë vazhdojnë t’i shijojnë.

    Krahas filmave të ndryshëm të huaj, faqja e medias në Instagram ka zgjedhur edhe njërin nga çiftet e “Big Brother” shqiptarë si çift “Guilty Pleasure” televiziv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!