×
  • Show Time
  • Show Time

    “Udhëtim drithërues treni”, ndeja më e çart në shehër – eksperiencë e paparë ndonjëherë

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 20:28

    Oda Haliti do të organizojë “Udhëtim drithërues treni”, aventurë kjo që nuk e keni përjetuar asnjëherë më parë.


    Udhëtimi do të mbahet me 31 tetor 2019, e përkrahur nga Judah3542. Ju që keni vendosur të merrni pjesë në këtë aventurë të Odës, do të përjetoni një koktej për rreth 120 km, shkruan Reporteri.net

    Para se të niseni, duhet të mblidheni tek stacioni i trenit në Prishtinë, në orën 20:00h, ndërsa nisja bëhet në 21:00h.

    Për më tepër biletat kushtojnë 3 euro, ndërsa jeni vonuar për ta rezervuar një biletë, atëherë mund të blini biletën në stacion të trenit për vetëm 4 euro.

    “Zhurmat e trenit janë tingujt e përvojave tuaja më misterioze”, shkruan Oda në rrjetin social, Instagram.

    Ndryshe, Oda ju fton të përjetoni eksperiencën më të mirë të jetës tuaj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!