Valdrin Sahiti zbulon se sa paguhet Elvana Gjata për një koncert

Kreatori Valdrin Sahiti ishte i ftuar së fundi në një intervistë për “Xing me Ermalin”, ku zbuloi shumëçka rreth tij.

Meqë ka kohë që bashkëpunon me Elvana Gjatën, ai tregoi se a shpenzon shumë këngëtarja në veshje.

Në një rast, ajo përmendi një shifër që merr Elvana në koncerte, e që ishte hiç më pak se 20 mijë euro.

“Elvana është shumë e përqendruar në muzikë, në vokal dhe unë ia kam sjellë fokusin edhe tek paraqitja. E kam ndihmuar me kurimin e imazhit edhe jashtë skenës. Në fillimet tona i thashë t’i kushtonte rëndësi edhe veshjes jashtë skenës. Në një rast kur udhëtuam bashkë i thashë si s’po të vjen turp, 20 mijë euro merr në koncert, një çantë, një peliçe, një palë këpucë nuk i ke firmë. Të paktën një çantë “Louis Vuitton” bazike duhet ta kesh patjetër i thashë. Nuk më duhet tha, kam blerë 3 të tilla nga 50 euro online. I thashë ose merre çantën dhe bëhu njeri ose nuk punojmë më bashkë. Pastaj me vite e detyrova të blente çantën, peliçen, etj”, tha Valdrini.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Elvana Gjata është “Pa dashuri”, që njëherësh është kolonë zanore e filmit “2 gisht mjaltë”.