Reperi i njohur kosovar, Gramoz Aliu i njohur ndryshe si Mozzik i ka reaguar, zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi i cili dje tha se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në.
Mozzik thotë se askush nuk ka të drejtë të ofendon luftën e shejtë të UÇK-së, shkruan Reporteri.net.
Ai tutje thotë se UÇK-ja nuk është vetëm themeli shtetit, por është vet Shteti i Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
“Veç edhe ni rrajë t’pastë metë e fijës të Shqiptarit nuk mundesh të mendosh gabim a po ofendosh luftën e shenjtë të UÇK-së po besa dikujt e dikujt nuk i ka mbetë as një fije .
Besa dikush as fëmijeve të vet nuk ua tregon historinë e UÇK-së , mendojnë që është e pa nevojshme të dinë fëmijet për luftën tonë .
Nuk e di ..sidomos ata që jan rritur Kosovë , e prindërit e tyre po në të njejtin vend jan rritur e kan vdekur këtu ..Hala ” dyshojnë ” në luftën e UÇK-së .
UÇK-ja nuk është vetëm themeli shtetit , por është vet Shteti i Republikës së Kosovës .
UÇK-ja ishte , e është ende !
Veç edhe me ma shumë ushtarë sot ?
#history #UÇK”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.