×
  • Show Time
  • Show Time

    Vëllezerit Lleshi vijnë përsëri me një këngë humoristike, tani për refugjatët afganë

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 14:07

    Kënga më e re e vëllezërve të famshëm shqiptarë, flet për braktisjen e shqiptarëve të vendit të tyre dhe ardhjen e afganëve nga Afganistani.


    Pjetër e Ndue Lleshi, janë këngëtarë nga Shqipëria, të cilët njihen për këngët e tyre rapsodike, e sidomos për ato me përmbajtje humoristike. Vitet e fundit ata sollën këngët “ Corona Virusi “ dhe “ Përputhen “, të cilat u bënë shumë të njohura për publikun.

    Kësaj radhe ata lansuan projektin e tyre më të ri, të titulluar “Po na vijnë nga Bangladeshi “. Përmes vargjeve ata thonë se qeveria është ajo e cila po ua mundëson të rinjve që të punojnë jashtë vendit, e me anë të kësaj po bëhet edhe braktisja e rinisë shqiptare e cila po ndodh kohëve të fundit në Shqipëri.

    Pastaj ata përmendin edhe ardhjen e fundit të afganëve nga Kabuli, duke i bërë lëvdata popullit shqiptar si mikëpritësa dhe humana, ku thuhet “Jemi popull shumë human, kem traditë ndihmojmë gjithkan, nëpër botë kem drejtu shtete, katastrof gjithmonë për vete“.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!