×
  • Show Time
  • Show Time

    Vjollca Haxhiu po i shpenzon “centët” e fundit për mbijetesë

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 11:15

    Pandemia që shkakton infeksioni COVID-19 e cila ka pushtuar botën, ka prekur rëndë edhe ekonominë e Kosovës.


    Nga të gjitha fushat, estrada është ajo më e prekura e cila ka pësuar dëme të mëdha si pasojë e ndalimit të të gjitha ahengeve familjare, shkruan Reporteri.net.

    Përkundër disa bizneseve tjera që u hapën, industria e dasmave nuk po lejohet as sot, duke bërë që këngëtarët të jenë shumë të dëmtuar financiarisht.

    Disa nga ta po mbijetojnë nga bizneset tjera që kishin hapur më herët.

    E këngëtarja Vjollca Haxhiu, në emisionin ‘SHOW TIME’ ka folur për gjithë këtë periudhë të vështirë, duke zbuluar se rezervat financiare po shkojnë drejt fundit.


    Emisioni ‘SHOW TIME’ është prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ dhe transmetohet çdo të shtunë në ora 19:30 në RTV Dukagjini.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!