×
  • Show Time
  • Show Time

    Vogëlushi e bën për pesë pare Bleonën

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 9:46

    Bleona Qereti është një ndër këngëtaret shqiptare më të mira me shumë vite në skenë, por kohët e fundit po e vijon karrierën e saj në Amerikë. Por edhe pse jeton në “tokën e premtuar”.


    Bleona vjen shpesh në vendin tonë dhe së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ku një ndër vogëlushët e ka pyetur Bleonën se pse rri beqare apo po pret Princin e Kaltër.

    “E di si është puna? Unë po pres të më vijnë me kalë dhe ata po vijnë me gomar, zemër. Prandaj jam akoma beqare, se s’po më vjen i duhuri…” – tha me të qeshur këngëtarja.

    Por vogëlushit, që nuk i pëlqeu përgjigjja e Bleonës, tha se “nuk duhet të shohësh nëse ka kalë apo ka gomar, por duhet të shohësh nëse ka zemër të bardhë…”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!