×
  • Show Time
  • Show Time

    Xeni i reagon ashpër Labinot Rexhës: Tallavagji që e keqpërdor rastin për përfitime në dasma

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 12:00

    Shkelzen Jetishi – Xeni ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të këngëtarit Labinor Rexha, i cili pretendonte se e di arsyen e vetërvrasjes së muzikantit Behar Morina, bashkëpunëtor i Xenit.


    Në një intervistë të tij, këngëtari kosovar, Labinot Rexha tha se pandemia i ka prekur aq shumë artistët, saqë e lidhi mungesën krizën financiare me vdekjen e daullexhiut, Behar Morina, që ishte pjesë e grupit muzikor të këngëtarit Shkelzen Jetishi – Xeni.

    “Një baterist, daullxhi si i thoni ju, i këngëtarit Shkëlzen Jetishit, bëri vetëvrasja se hyri në borxh”, tha Rexha disa ditë më parë në një televizion shqiptar.

    Në shkrimin që e ka publikuar gazeta Metro, e e cila është cituar nga Gazeta Express, Rexha ka thënë se muzikanti vrau vetën për shkak të gjendjes financiare.

    Xeni thotë se arsyen e vdekjes së tij nuk e dinë as gruaja e tij, as familja e rrethi, e madje as Policia.

    ” Si ka mundesi qe gazetari juaj te shkruaj pretendime me arsyet e vdekjes te cilat si din as gruja e tij, as rrethi familjar, as ne shoqerija, besa as policija..”, thotë Xeni.

    Në një reagim që e ka dërguar në Gazetën Express, Xeni thotë se Labinot Rexha e dha atë deklaratë për përfitime, duke e quajtur atë “tallavagji”.

    Reagimi i plotë i Xenit:

    E nderuar redaksi , po ju shkruaj ne lidhje me shkrimin tuj ne lidhje me vdekjen e Behar Morines, qe nje tallavagji e keqperdor per perfitime ne dasma…

    Me shkrim tuaj ju luni me ndjenjat e familjareve dhe te afermeve te tij…

    Si ka mundesi qe gazetari juaj te shkruaj pretendime me arsyet e vdekjes te cilat si din as gruja e tij, as rrethi familjar, as ne shoqerija, besa as policija..

    Ju lejon kthimin edhe nji here te merzise dhe tragjedise ne familjen ton…

    Turp…

    Xen Jetishi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!