×
  • Show Time
  • Show Time

    Xeni sqaron të vërtetën rreth ndalesës për të hyrë në SHBA

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 8:08

    Javë më parë ka qarkulluar lajmi se këngëtarit Shkëlzen Jetishi- Xenit i është ndaluar hyrja në Amerikë, këngëtari tregon nëse kjo gjë është e vërtetë.


    Xeni e ka pranuar se atij i është ndaluar hyrje, por jo përjetësisht. Ai shpreson që shumë shpejt do të pajiset sërish me vizë amerikane.

    I pyetur se pse i është bërë kjo ndalesë, këngëtari thotë se është ndëshkuar sepse kishte performuar me vizë turistike.

    “Është e vërtetë që unë e kam një ndalesë, por nuk është ashtu qysh kanë thanë e përjetshme sepse nuk është naj dëm i madh që e kam ba. Megjithatë është një ndëshkim sepse kam performu me vizë turistike. Shpresojë që pas një kohe do të pajisem me vizë amerikane”, ka thënë Xeni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!