×
  • Show Time
  • Show Time

    Ylli Limani zbulon si ka qenë 2022-shi i tij: Më i miri dhe më i vështiri i jetës time

    Reporteri
    31 Dhjetor 2022 | 19:03

    Përgjatë 2022, Ylli Limani realizoi projekte të shumta muzikore që rezultuan tejet të sukseshme, por edhe koncerte e mbrëmje muzikore përgjatë gjithë vitit.

    Vet artisti u shpreh se ky vit ia ka ndryshuar jetën duke thënë se ishte më i miri dhe më i vështiri i jetës së tij.

    “2022 ma ka ndryshuar jetën përgjithmonë. Ka qenë viti më i miri dhe më i vështiri i jetës time. Faleminderit të gjithë juve që më keni përkrahur gjatë gjithë kësaj kohe. Faleminderit që e doni muzikën time …mirënjohjen time nuk do të di kurrë me e shpreh qysh ju e meritoni! Faleminderit le ta bëjmë këtë 2023. Gëzuar”, ka shkruar Ylli në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!