×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet: Era Istrefi është në lidhje, ky është i dashuri i saj

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 19:01

    Që pas suksesit në skenat ndërkombëtare, Era Istrefi ka vjedhur vëmendjen e shumë këngëtarëve të njohur.


    Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk mungojnë fotot provokuese, si dhe komentet e ndryshme nga fansat apo miqtë e saj. Ajo çfarë ka rënë më shumë në sy, ka qenë afrimiteti i Erës me DJ e njohur, Diplo.

    Duke qenë se ky i fundit i komentonte gjatë gjithë kohës në ‘Instagram’, u përfol nga mediat se dyshja mund të ishte në një lidhje.

    Kjo gjë u hodh poshtë në një farë mënyre, pasi u tha se këngëtarja në fakt, po përjetonte një romancë me këngëtarin e njohur britanik, Julian Perretta.

    Së fundmi, Era ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku duket me flokë të verdha të gjata dhe me poza provokuese, ndërsa Julian i ka lënë asaj një koment ‘romantik’.

    “Forever” (përgjithmonë) ka shkruar ai, duke e shoqëruar me një zemër, ndërsa Era i ka shkruar: “and ever” (dhe përgjithmonë), duke konfirmuar thashethemet për lidhjen e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!