Gjithnjë e më shumë po rriten dyshimet se edhe “Big Brother Vip” ecën sipas një skenari të caktuar dhe kanë qenë vetë ndjekësit ata që kanë kapur disa detaje që mund ta vërtetojnë këtë.
Në një video që vetë Big Brother e ka publikuar në rrjetet sociale, shihet Monika që i bën shenja Ilirit dhe i thotë:
“Gjërat bëhen edhe pa folur. Ka forma të ndryshme për t’u bërë”.
Teksa thotë këto fjalë, ajo mban para fytyrës një gotë në mënyrë që të mos e shohë kamera.
Menjëherë pasi kanë parë këtë, ndjekësit kanë shpërthyer në komente.
“Na e shpifët me kode dhe mbrëmë për dhomën e rrëfimit i nxorrët të gjitha që flisni me produksionin. S’na shpëton gjë. Luani pisët shumë”, shkruan një ndjekës.
Madje ka dhe komentues që i bëjnë thirrje opinionistëve, Balina Bodinakut dhe Arbër Hajdarit pasi sipas tyr nuk kanë me bësim te produksioni.
Pra me sa duket, banorët komunikojnë me produksionin në dhomën e rrëfimit, por këto natyrisht janë pamje që nuk i sheh askush.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.