Prokurorët e Çikagos akuzojnë këngëtarine R&B, R. Kelly me 11 akuza për abuzime seksuale.
R. Kelly u akuzua të enjten me 11 akuza të reja për abuzim seksual në Illinois, akuza që minimumi mund të dënohesh deri në gjashtë vjet burg.
Katër nga akuzat e reja, sulme të rënda penale seksuale, janë akuza të “Klasës X”, të cilët janë më seriozet në Illinois, jashtë vrasjes së shkallës së parë, sipas Chicago Sun Times.
Këto akuza bëjnë që të shqiptohet dënim nga gjashtë deri në 30 vjet.Në shkurt, këngëtari i “Ingnition”, u ngarkua me 10 akuza për abuzime seksuale penale të rënda që përfshinin katër viktima, tre prej të cilave ishin të mitura, shkruan Page Six, transmeton lajmi.net.
Nuk është e qartë nëse akuzat e reja , që lidhen me një incident të janarit 2010 , përfshijnë ndonjë nga viktimat e njëjta.
Avokati i Kelly Steve Greenberg tha se ai ishte njoftuar për akuzat e reja, por nuk kishte shqyrtuar asnjë nga dokumentet e gjykatës.
“Ne do të shohim se cilat janë akuzat, dhe do të procedojmë në përputhje me rrethanat,” tha Greenberg për Sun-Times. “Unë e di shumë këtë: Është e vjetër. Ato janë akuza nga vite më parë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.