×
  • Show Time
  • Show Time

    200 euro një “luan”, sa harxhojnë shqiptarët për mesazhet që u dërgojnë banorëve të Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    16 Mars 2023 | 17:34

    Banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ surprizohen prej disa kohësh nga ndjekësit e tyre, të cilët i dërgojnë mesazhe të ndryshme së bashku me emoji. Ndjekësit kanë mundësi që t’i dërgojnë një mesazh duke përdorur aplikacionin ‘Big Love’.

    Mirëpo, kjo e ka një kosto e duhet thënë se nuk janë dhe aq lirë. Në fillim të krijimit të këtij aplikacioni, çmimet vijonin nga 5 euro.

    Por, me shtimin e shumtë të përdoruesve, janë rritur edhe çmimet. Kështu, ato variojnë nga 10 e deri në 200 euro.

    Çmimet:

    10 euro- një gotë verë

    20 euro- një zemër

    50 euro- shampanjë

    100 euro – kurorë

    199 euro- luan

    Dhuratat kanë çmime të tjera

    Edhe pse qytetarët harxhojnë para dhe kohë për t’i dërguar mesazhe banorëve të preferuar, ka dalë zbuluar se produksioni nuk nxjerr mesazhet e vërteta por i bën enkas.

    Në disa raste provokon edhe banorët, duke përcjellë mesazhe ngacmuese që mund të hapin debat. Rasti i cili u bë publik pak ditë më parë ishte mesazhi i një djali për Kiarën.

    Ai tregoi se produksioni ka ndryshuar fjalët e tij dhe “është tallur me paratë e popullit.”

    “Mesazhi që i kam dërguar Kiarës ka qenë një çokollatë me këto fjalë që kam shkruar poshtë. Më vjen keq, por produksioni tregoi edhe një herë që është duke u tallur me lekët e popullit”- shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!