×
  • Show Time
  • Show Time

    22 vjet nga albumi i parë, JLo kujton fillet e karrierës në muzikë

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 13:14

    JLo feston përvjetorin e albumit të parë.


    Më 1 qershor 1999, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez kishte lansuar albumin e saj debutues.

    “On the 6”, ishte albumi i cili bëri që jeta e JLo të ndryshonte, ndërsa ishin fillet e para të karrierës së saj në muzikë.

    Me rastin e përvjetorit të 22-të të albumit, artistja thotë se 1 qershori është gjithmonë ditë e lumtur për të.

    “1 Qershori është gjithmonë një ditë e lumtur për mua! Ishte dita kur lëshova albumin tim debutues On The 6. Ai ndryshoi jetën time përgjithmonë… më ka çuar nëpër botë dhe më ka prezantuar në botën e muzikës dhe të gjithë JU ✨ Faleminderit që jeni me mua akoma edhe sot !! ! Ju dua shumë!!!! Më tregoni më poshtë se cila është kënga juaj e preferuar nga albumi”, shkruan ajo.

    JLo më pastaj është kthyer në kohë edhe me fotografitë që i kishte realizuar për atë album, ku dukej krejtësisht ndryshe.

    E gjithë kjo vjen në kohën kur JLo pas ndarjes nga Alex Rodriguez është parë në shoqëri të ish-partnerëve të saj, madje pretendohet se me Ben Affleck tashmë ka rinisur romancë të re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!