×
  • Show Time
  • Show Time

    24 orë pas largimit, Drini Zeqo tregon arsyen pse la shtëpinë e Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 16:20

    Gazetari dhe moderatori, Drini Zeqo ditën e djeshme është larguar nga shtëpia më e famshme shqiptare, shkruan Reporteri.net.

    Nga urgjenca që kishte, Zeqo nuk arriti as të përshëndetej me banorët e shtëpisë.

    Përmes një postimi në Instagram, Drini ka bërë të ditur se arsyeja ka qenë shëndeti i njërit prej familjarëve të tij.

    “Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, ka shkruar Drini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!