Reperi shqiptar ka lënë të kuptohet se ai është beqar.
Mozzik njihet si një ndër reperët më të dashur të shqiptarëve anembanë në botë.
Ai së fundmi ka lansuar projektin e ri muzikor i cili po pushton top-listat evropiane.
Fotografi dhe video të ndryshme romantike kanë publikuar si reperi gjithashtu edhe Loredana, kështu duke konfirmuar rikthimin e tyre.
Së fundi ishte Loredana e cila e uroi Mozzik për Ditën e Babait, duke e falënderuar sepse sipas saj ai është babai më i mirë për Hanën.
Ndërsa Mozzik ishte ai i cili sot publikoi një sërë fotosh të ndryshme ku edhe në njërën prej tyre konfirmoi se ai tashmë është beqar.
“Në ditë të sodit duhet të keni kujdes edhe nga njerëzit që pretendojnë se ua duan të mirën”, shkroi reperi duke lënë të kuptohet se diçka ka ndodhur mes çiftit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.