×
  • Show Time
  • Show Time

    Fifi i drejtohet Arbanës, kjo është ajo që fitova pasi dola nga Big Brother VIP

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 15:25

    Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi ka qenë njëra ndër banoret e shtëpisë me të famshme të momentit, Big Brother.

    Por, situatat e ndryshme që ndodhen brenda shtëpisë ngarkuan asaj gjendjen emocionale, duke e detyruar këngëtaren të tërhiqet përfundimisht nga gara edhe pse ishte njëra ndër konkurrentet me të forta, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Gjatë qëndrimit në brenda shtëpisë Fifi arriti të shkruaj një këngë e cila është pëlqyer shumë nga publiku edhe pse është vetëm një demo.

    Përkrahja e madhe që këngëtarja ka marrë nga fansat e saj po e bën atë mjaft të lumtur.

    Ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shihen nxënëesit e një shkolle duke kënduar këngën e saj.

    “Arbana në prime, pasi dola më pyete çka fitove nga eksperienca në Big Brother VIP… Përgjigjen po ta jap sot shpirt. Kam fituar dashurinë më të madhe në botë, emocion dhe jetë… Faleminderit edhe ty për çdo gjë”, – ka shkruar Fifi./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!