Kur bëhet fjalë për dashurinë dhe për jetën private të Mozzik, tanimë fansat janë menjëherë shumë kureshtarë.
Së fundmi reperi ka vendosur t’i përgjigjet hapur disa pyetjeve të mbërritura në llogarinë e tij në ‘Instagram’, si psh nëse një mashkull mund të bjerë në dashuri për herë të dytë apo si e përkufizon ai dashurinë.
“Mashkulli dashuron sa herë të dojë ai vetë”, është përgjigjur në pyetjen e parë Mozzik, duke lënë të kuptohet se dhe në jetën e tij kjo është një zgjedhje e reperit.
Ndërsa pyetjes se çfarë emri do i kishte lënë dashurisë, reperi është përgjigjur: “Një këmbë në ujë, një këmbë në zjarr”.
Kujtojmë se prej disa muajsh reperi ka treguar se i dha fund raportit me mamanë e vajzës së tij, Loredanën, raport ky shumë i komentuar edhe në media, ndonëse dyshja vazhdon të takohen për shkak të së voglës që i bashkon, Hana.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.