Sara dhe Ledri janë padyshim një nga çiftet më të dashur dhe gëzojnë shumë popullaritet në rrjetet sociale. Prej muajit dhjetor familja e tyre është zgjeruar edhe me vajzën e tyre Poem dhe s’mund të ishin më të plotësuar se kaq.
Por pse nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, ndonëse janë bashkë prej vitesh? Kjo është një nga ato pyetjet që Sarës ia bëjnë më shpesh, po që siç ka treguar ajo, i shmang gjithmonë. Megjithatë, në një video në kanalin e saj në YouTube, blogerja e ka shuar edhe këtë kuriozitet të ndjekësve të tyre.
“Ne kemi qejf të bëjmë një dasmë, problemi më i madh është që deri tani nuk e kemi vendosur a do të bëjmë një dasmë shumë të madhe apo të vogël, private, modeste, siç e dua unë”, ka treguar blogerja, duke shtuar se kur ta vendosin, do ta ndajnë sigurisht edhe me ndjekësit.
Ndër të tjera, Sara ka folur edhe për ardhjen në jetë të Poem. Ajo ka treguar se shtatzënia ishte e menduar, por gjithsesi ata e kishin marrë vesh lajmin në një moment kur nuk e prisnin. Megjithatë, siç ka treguar ajo, vogëlushja e ka ndryshuar marrëdhënien e saj dhe Ledrit, por për mirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.