×
  • Show Time
  • Show Time

    A e ka takuar Elita Rudi ish të dashurën e Gjikos? Moderatorja jep përgjigjen që askush s’e priste

    Reporteri
    01 Nëntor 2021 | 11:17

    Elita Rudi së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka pranuar pyetje nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj të shumtë.

    Moderatorja shumicën e pyetjeve i ka marrë për bashkëshortin e saj, Gjikon, ku theks të veçantë ishin ato për xhelozinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njërën nga pyetjet për Elita Rudin ishte nëse ajo ka takuar ndonjë ish të dashur të reperit, por që me përgjigjen e saj ajo ka bërë lëmsh ndjekësit.

    “Po kam takuar (nuk di gjë)”, është përgjigjja e moderatores.

    Më tej, ajo sërish është pyetur nëse është xheloze ndaj ish të dashurave të Gjikos, por ajo ka thënë se s’ka pse të jetë, pasi ai tani është bashkëshorti i saj, dashuria e saj.

    “Pse more nme kon xheloze për ish femrat e bashkëshortit, kur ai është bashkëshorti jem, dashuria ime”, tha Elita Rudi.

    Ndryshe, Elita dhe Gjiko ka vite që janë martuar, dhe tanimë kanë dy fëmijë, një djalë dhe vajzë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!