×
  • Show Time
  • Show Time

    A e keni ditur se ‘Big Brother Albania’ nuk transmetohej LIVE në TV!

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 16:47

    Në tregun medial shqiptar, viteve të fundit programacioni televiziv është rritur me shumë emisione, të formateve të ndryshme. Por, ato që kanë zgjuar vëmendjen më të madhe janë realityshout e organizuara, si formë treguese e realitetit që na ndodh.


    Nga këto realityshou më të njohurat, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, janë Big Brother Albania dhe tashmë sensacionet i e fundit, ‘Për’Puthën’ dhe ‘Love Story’, shkruan Reporteri.net.

    E sa të vërteta janë ato dhe a kanë skenarë brenda në vete, janë disa nga pyetjet që i kemi parashtruar shpesh.

    Emisioni ‘SHOW TIME’ këtë javë ka zbuluar, përmes një ish-konkurrente të ‘Big Brother Albania’, se ky format nuk është se transmetohet në kohë reale, ashtu siç e dimë ne. Për më shumë ndiqeni videon:

    Sic raporton, SHOW TIME, çdo skenë në ‘Big Brother Albania’ u transmetua me disa sekonda vonesë, duke i dhënë hapësirë stafit të reagojë në rast të ndonjë eksesi, apo, të largojë përmes kamerës ndonjë pjesë që nuk duhet dalë në publik, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu, banorët kanë qenë të dirixhuar të veprojnë ashtu siç u shpjegohej, pa kamera, në dhomën e rrëfimeve. Edhe për eliminimin e tyre nga shtëpia më e njohur në Shqipëri, banorët e kanë ditur 30 minuta më herët ani pse, për ta supozohet se për vendos publiku përmes televotimit që zakonisht mbyllej pak minuta para se të bëhej publik emri i të larguarit nga ‘Big Brother’.

    Për prapaskena të tilla shpesh kanë folur edhe publikisht ish-banorët e Big Brother, duke thënë se aty nuk vendoset sipas drejtësisë, por, sipas formave që iu konvenojnë personave të caktuar dhe organizatorëve të spektaklit.

    ‘SHOW TIME’, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini shfaqet çdo të shtunë, prej orës 19:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!