Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është një emër mjaft i përfolur në mediet rozë, duke qenë se drejton emisionin “Për’puthen”, por së fundmi ajo ka qenë kryefjalë në rrjete sociale për raportin e saj me Donald Veshajn, banorin e Big Brother VIP Albania.
Historia e tyre e dashurisë është komentuar shumë aty brenda, por ani pse kanë 6 muaj që janë ndarë, dyshja nga një takim që patën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ranë dakord që të takohen pasi Donaldi të përfundojë aventurën që ka nisur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Para lidhjes me Donaldin, Bora Zemani ka qenë në lidhje dashurie me Dj, Vin Veli.
Shumë nuk e dijnë, por nga kjo histori dashurie me Vin Velin, moderatorja e “Për’puthen”, ka një djalë të quajtur Arbor i cili është 7-vjeç.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.