Sot ajo është një prej artisteve më me nam në tregun ndërkombëtar të muzikës.
Dua Lipa nisi që e vogël të merrej me art, veçse ndryshe nga muzika, ajo fillimet i ka pasur si aktore duke u bërë pjesë e një seriali vendosur në Kosovë.
Bëhet fjalë për vitin 2005, ku ajo ishte paraqitur si një nga protagonistet e serialit shumë të ndjekur humoristik të asaj kohe, “Familja Moderne”.
Dua kishte luajtur rolin e një vajze të vogël në shkollë, e cila në serial ishte mike e personazhit Roberti, i luajtur nga aktori Lekë Berisha.
Skena ishte xhiruar në Londër, kryeqytetin britanik kua Dua i lind dhe u rrit, teksa në serial shihet duke u përshëndetur me mikun e saj, duke ia kujtuar që mos t’i harrojë detyrat e shtëpisë.
https://www.youtube.com/watch?v=KQkF95mb9s4
Edhe Wikipedia në biografinë zyrtare të Dua Lipës citon faktin se “Familja Moderne”, ishte shfaqja e saj e parë televizive në të cilën Dua mori pjesë.
Përndryshe, artistja me prejardhje nga Kosova debutoi në muzikë në vitin 2013, duke u bërë pjesë e reklamës promovuese të shout të talenteve, “X Factor”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.