×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    A e parashikoi “Kafeneja Jonë” edhe tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 8:16

    “Simpsonët e Kosovës”, seriali “Kafeneja Jonë” po del të kenë parashikuar shumë zhvillime që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë.


    Ky serial dikur shumë i pëlqyer në Kosovë duket se kishte parashikuar tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti.

    Producenti dhe regjisori i këtij seriali, Shkumbin Istrefi ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një skenë të një episode, ku diskutohet për Trustin.

    Në këtë video, Istrefi që e luan rolin e Fekës, thotë se s’ka pasur çfarë të tërheq, meqenëse ka vetëm 7 euro në Trust.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!