×
  • Show Time
  • Show Time

    A është lojë ndarja mes Wandës dhe Icardit për të marrë vëmendje?

    Reporteri
    21 Tetor 2021 | 23:44

    Ditët e fundit kanë shkruar portalet nëpër botë por dhe në Shqipëri për ndarjen mes Icardit dhe Wanda Naras.

    Sipas mediave franceze, Icardi e ka tradhtuar modelen me aktoren seksi, Eugenia Suarez, madje kjo e fundit ka pasur histori dashurie dhe me futbollistin e Atl Madrid, Rodrigo De Paul.

    Por lidhjen me Icardin e ka hedhur poshtë aktorja, Eugenia Suarez,  e cila reagoi sot duke shkruar në Instagram:

    “Icardi është gënjeshtar, por më ofendojnë të gjithëve.Kushdo që përfiton nga kjo situatë në kurriz të jetës sime personale dhe karrierës do të paditet për riprodhimin e informacionit të rremë. Ajo që ndodhi është një situatë që nuk e kam nisur, nuk e kam inkurajuar apo provokuar. Shumë ofendime kanë ardhur dhe gënjeshtra qarkullojnë pa fund.  Por unë nuk mbaj përgjegjësi, për mua dhe për të gjitha gratë që përdoren dhe gjykohen, e shumta dhe ka vendosur të reagojë duke hedhur poshtë një histori dashurie me yllin e PSG-së”, tha Eugenia Suarez.

    Ndërkohë sot në mëngjes Icardi postoi foto me bashkëshoren tuke i bërë tag dhe një zemër në Instagram, madhe dhe Wanda më parë kishte postuar foto me fëmijët dhe Icardin së bashku.

    Po a është kjo në lojë mes tyre? Në fakt çifti Wanda-Icardi është prej vitesh në majë të famës që kur modelja la Maxi Lopes për ish-lojtarin  e Interit.

    Shumë dyshime hidhen në lidhje me ndarjen e çifiti më të famshëm të Showbizit dhe sportit në vitet e fundit dhe kjo është bota e marketingut në fund të fundit në ditët e sotme paraja është primare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!