×
  • Show Time
  • Show Time

    A janë prishur marrëdhëniet e Kikës dhe Valonit pasi ‘ia mori’ konkurrenten?

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 11:47

    Autorsia e emisionit “Its my love” ka qenë ‘mollë sherri”, për Kreshnik Husajn dhe Valon Malokun.


    “Its my love” u nda në dysh për shkak të problemeve rreth autorësisë.

    Por tani problemet rreth moderatorëve që udhëheqin emisionin me të njëjtin emër, kanë përfunduar.

    Kështu ka thënë për Gazetën Infokus, vet Kika.

    “Ne kemi qetësuar raportet me Valonin, kemi qetësuar gjakrat” deklaroi ai.

    Ditëve të fundit mori vëmendje edhe largimi i një konkurente nga emisioni i Kikës për tu kthyer te ai i Valon Malokut.

    E për këtë, Kika ka thënë për Infokus se janë dakorduar.

    “Në dakordim me ekipin, Elhamja është rikthyer në “Its my love” te Valon Maloku. Neve nuk na ka pengu largimi i saj pasi ka ardhë me konsultë. Kur një person konsultohet ne jemi dakord të konsultohemi sepse është e drejtë e secilit”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!