×
  • Show Time
  • Show Time

    A ka nisur Mozzik lidhje të re pas ndarjes nga Loredana? Flet reperi

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 18:19

    Mozzik ka folur lidhur me statusin e tij aktual.


    Ndarja e Mozzik nga Loredana kishte bërë bujë të madhe në mediet rozë, shkruan lajmi.net.

    Reperi ishte i ftuar sot në një intervistë te Rudina, ku foli rreth planeve për projektet e reja muzikore, po ashtu edhe për jetën private.

    I pyetur se cili është statusi i tij aktual, Mozzik tha se është beqar dhe shtoi se është ende i ri, andaj ka kohë për lidhje të re.

    Në këtë intervistë, ai tha se nuk ka qenë në studio më prej kur u krijua kjo situatë për shkak të virusit, por së shpejti vjen albumi i ri prej tij.

    Nga lidhja me Loredana Zefin, Mozzik ka një vajzë, Hanën, e cila aktualisht po qëndron bashkë me nënën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!