Juliana Nura, së fundmi ndau detaje të reja dhe të papritura rreth një historie të shumëpërfolur me futbollistin e njohur, Amir Rrahmani.
Juliana foli për akuzat që Amiri kishte bërë ndaj saj, duke pretenduar se ajo kishte dërguar mediave një fotografi të tyre të përbashkët për të krijuar lajm.
Për t’i dhënë fund këtyre spekulimeve, Juliana tregoi gazetares mesazhet që kishte marrë nga Amiri, duke u mbështetur në ‘screenshot’-et si provë.
“Kështu vepron një mashkull kur ti e refuzon dhe nuk ia jep atë që do”, deklaroi Juliana në “Onima”, duke shpjeguar se reagimi i Amirit ishte i nxitur nga refuzimi i saj.
“A ma jep…”, ishte mesazhi që ajo tregoi gazetares nuk u publikua për shikuesit për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme që përmbante.
Kjo intervistë ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale, duke bërë që shumë njerëz të shprehin mendimet e tyre mbi këtë çështje.
Xhuli madje e ka akuzuar Amirin se e ka përdorur ish-të dashurën e tij Era Istrefi gjithashtu për famë, si dhe një vajzë tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.