×
  • Show Time
  • Show Time

    A po martohet Arbana Osmani?

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 17:24

    Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare.


    Emisioni i saj “Dua të të bëj të lumtur” , është një nga emisionet më të ndjekura kohët e fundit.

    Por nuk është kjo arsyeja pse Arbana është përfolur kohët e fundit.

    Mediat kanë shkruar për një lidhje dashurie ndërmjet saj dhe regjisorit të programit, Eduart Grishaj.

    Së fundmi, Arbana ka postuar një palë këpucë nusërie në rrjetin e saj instagram, dhe kjo ka nxitë kureshtjen për të ditur nëse ajo po planifikon të martohet.

    “Mezi pres që t’i mbath këto bukuroshe”, ka shkruar Arbana.

    E nëse ajo po martohet vërtetë apo këpucët ka për t’i mbathur në ndonjë sfilat mode mbetet të shihet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!