×
  • Show Time
  • Show Time

    “A po përpiqesh të joshësh dikë brenda në shtëpi”, Semi vihet në siklet nga banorët

    Reporteri
    21 Tetor 2021 | 21:50

    Çaste më parë brenda shtëpisë së Big Brother ka ardhur një zarf.

    Në të ishin të listuar disa pyetje për të nominuarit e javës, e që këto pyetje u lexuan nga Arjola Demiri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Pyetjet aty ishin bërë nga banorët e që padyshim kishte edhe nga ato provokuese, e të tilla më shumë kishte për Semi Jaupajn.

    1. Kur do përfundosh së qëni një mendje dhe një trup me Donaldin?

    Nuk jam një mëndje dhe në trup me Donaldin.

    2. A do ndryshonte loja nëse Donaldi nuk do ishte konkurent?

    Jo aspak, do ishte po njësoj.

    3. A mendon se do eleminohesh këtë javë?

    Jo, nuk besoj se do dal unë.

    4. A të ka bërë më dinamike nominimi?

    Jo, jam njësoj siç kam qenë çdo ditë.

    5. Kë do doje të takoje sapo të lije shtëpinë e “Big Brother”?

    Do doja të takoja mamin.

    6. A po përpiqesh të joshësh dikë brenda shtëpisë së “Big Brother”?

    Nuk po josh askënd, nëse do doja ta bëja më besoni që do kuptohesha.

    Ndryshe, Semi është komentuar shumë për raportin e saj me Donaldin, duke qenë se është edhe mikesha e ngushtë e Bora Zemanit, ndërsa Donaldi, ish i dashuri i moderatores./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!