×
  • Show Time
  • Show Time

    Abdixhiku kujton të rënët e Loxhës: Ne të gjallët të mos e harrojmë të kaluarën tonë të përgjakur

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 11:39

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përkujtoi të rënët në Betejën e Loxhës.


    Në 23 vjetorin e kësaj beteje, Abdixhiku thotë se Beteja e Loxhës është një ndër momentet kulminante të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Beteja e 6 korrikut 1998 në fshatin Loxhë të Pejës është një ndër momentet kulminante të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila rezultoi me fitore dhe zmbrapsjen e forcave serbe. Sot, bëhen 23 vjet nga beteja lavdishme e Loxhës, e komanduar nga strategu dhe komandanti, Tahir Zemaj. Luftëra pa gjak dhe dhimbje nuk ka, andaj në betejën e Loxhës ranë për të mos vdekur kurrë, dëshmorët e kombit: Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj”, tha i pari i LDK-së

    “Gjaku i derdhur për liri, në Loxhën heroike është amanet për ne të gjallët që të mos e harrojmë të kaluarën tonë të përgjakur dhe të punojmë fort në forcimin e idealit të të rënëve për liri. Lavdi të rënëve në betejën e Loxhës”, u shpreh Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!