×
  • Show Time
  • Show Time

    Adele po e ndihmon Harryn dhe Meghan në Los Angeles

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 23:48

    Pavarësisht vështirësive, duket se Harry dhe Meghan kanë bërë një shoqe të re në Los Angeles, që s’është aspak e panjohur.


    Bëhet fjalë për këngëtaren Adele, e cila jeton vetëm pak minuta larg shtëpisë së re të çiftit në Beverly Hills.

    Jo vetëm kaq, por referuar mediave britanike Adele ka qenë një ndihmë për Meghan dhe Harry-n, bashkë me këshillat e saj rreth jetës në LA dhe mënyrave për të qëndruar larg paparacëve dhe njerëzve.

    “Adele jeton vetëm 5 minuta larg tyre dhe janë shkëmbyer shpesh me njëri tjetrin. Ajo e do shumë atë lagjje dhe madje e ka ndihmuar dyshen duke i dhënë këshilla për të qëndruar larg paparacëve. Adele i ka rekomanduar Meghan-it ta çojnë vogëlushin Archie në kopshtin ku ajo dërgonte të birin, pasi nuk është vend që bombardohet nga fansat.

    Meghan e adhuron mënyrën se si Adele ja gjen të mos jetë gjithë kohës nën shinjestrën e tyre, edhe pse është një yll i muzikës.Përveç kësaj, princesha ka qënë fanse e madhe e albumit të saj “21”, pasi ato këngë e kanë ndihmuar të kalojë periudhën e vështirë pas divorcit me Engelson.”-tregojnë burime për The Mirror.

    Edhe pse tani askush nuk shkon askund për shkak të pandemisë, sapo t’i kthehemi normalitetit, ata do t’i vizitojnë bashkë vendet “diskrete”. Ylli i “Hello”, duket se ka qendruar shumë pranë çiftit Harry-Meghan teksa këta të fundit përpiqen t’ja fillojnë nga e para në Los Angeles.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!