Sot kur janë mbushur gjashtë vjet nga momenti kur Mona, nëna e këngëtareve Adelina e Zanfina Ismaili ndërroi jetë.
Të dy këngëtaret kanë bërë nga një dedikim prekës në përvjetorin e vdekjes së nënës së tyre.
Përmes rrjeteve sociale, Adelina e Zanfina kanë përlotur me fjalët e saj.
“Gjashtë vite pa ty mami. Asgjë nuk është e njejtë pa ty, na mungon çdo ditë e më shumë,” shkroi fjalët prekëse Adelina përmes një postimi.
“Gjashtë vite pa ty, gjashtë jetë, gjashtë shekuj, me mall që nuk shuhet. Nuk mjaftojnë kujtimet, nuk mjaftojnë fotografitë, nuk mjafton të mendoj e të paramendoj tërë kohën qysh ka qenë kur je kan këtu. Zanin ta kom harru e sa herë të përmendi kot munohna me kujtu. Sa ma e mirë paska qenë bota kur je kan ti këtu. Kom menu që gjith kom me t’pas. Veq edhe një herë me mujt me t’perqaf e me t’i thon krejt çka kom dasht,” e mbylli postimin e saj me fjalët më prekëse Zanfina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.