×
  • Show Time
  • Show Time

    Adelina Ismaili vihet në siklet kur pyetet se si i ka raportet me Leonora Jakupin

    Reporteri
    21 Maj 2025 | 18:46

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, është vënë në siklet gjatë një interviste kur është pyetur për raportet me këngëtaren tjetër Leonora Jakupi, me të cilën vite më parë kishte pasur një përleshje fizike. 

    Gjatë intervistës në Radio Dukagjini,  iu dha mundësia edhe dëgjuesve të telefononin dhe të bënin nga një pyetje për këngëtaren.

    Ndër pyetjet më të komentuara ishte ajo e një dëgjuesi, i cili kërkoi të dijë për raportet mes dy ikonave, siç i quajti ai, Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi.

    Adelina reagoi me të qeshura dhe tha shkurt: “Këtë pyetje duhet ta bësh tjetërkund, jo te unë”.

    Këngëtarja nuk preferoi të japë një përgjigje më të zgjeruar, duke e shmangur temën me diplomaci.

    Ajo ka ka folur sot edhe për planet për të shënuar 40-vjetorin e karrierës së saj artistike.

    Adelina, e cila për vite me radhë ka qenë një ndër figurat më ikonike të estradës shqiptare, zbuloi se përvjetorin e karrierës do ta shënojë me katër projekte të reja muzikore, të cilat pritet të publikohen gjatë këtij viti.

    Kujtojmë qënë fillimet e karrierës së tyre, Adelina dhe Leonora kanë qenë të përfshira në një përleshje fizike, e cila aso kohe kishte bërë bujë në mediat shqiptare dhe kishte përfunduar edhe në gjykatë – një ngjarje që për shumëkënd ka mbetur në kujtesë si një prej polemikave më të mëdha të estradës shqiptare.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!