Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, në emisionin e saj ‘Tete a Tete me Adelinën’ ka prekur tema të ndryshme me të ftuarin Fatmir Limaj.
Gjatë kësaj interviste, ishte komentuar edhe kënga e interpretuar nga artisti i mirënjohur, Arif Vladi.
Ismaili kishte përmendur se një interpretim i tillë është paguar, për të deklaratë të cilën ka reaguar Vladi.
“Dëgjojeni çfarë paska thënë Adelina Ismajli. Unë paskam marrë para për Marshin e UÇK-SË. Bile mund të këndonte edhe ajo. Ti, Adelinë as 1000 si ti nuk do mundeni”, është shprehur ai në Facebook.
Në fund të postimit, Vladi ka thënë se do ta paraqes këngëtaren në gjyq, nëse ajo nuk e publikon se kush e ka paguar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.